
...
Pandora
Pandora (nga greqishtja pan + dhora) eshte modeli i lashte i mitologjis greke, ku përmëndet si gruaja e parë e zakonshme dhe jo hyjnore, shkaktaria e të gjitha të keqiave simbas Isiodit dhe i korenspodon Evës biblike.
Miti i Pandorës, jo kaq si model në formën e saj të parë – nëna e të gjitha grave – por si shkaktarja e të gjitha vuajtjeve, për shkak të kureshtjes së saj, është bërë e njohur anembanë botës.
Por në mënyrë të veçantë, nga budallallëku, ose thjesht kurioziteti apo qellimishtë, Pandora sipas legjendës cliroi dhe përhapi në gjithë njerëzimin vuajtje dhe sëmundje të cilat ishin fshehur e mbyllur mirë në një qyp, i cili përmendet anemban rastësisht si kuti. Qëndrimi negativ i Isiodit dhe urejtja ndaj grave manifestohet në shkrimet e tij – me Pandorën ndoshta si shkak – kjo urejtje ndoshta e ka justifikimin dhe tek mbetjet e periudhës së tranzicionit – sic komentojnë disa studiues , domethënë kalimi nga mitriarkia në patriarki natyrisht pa izoluar dhe shpjegime të tjera logjike.
Emri Pandora
Emrat Pandora dhe Anisidora (ajo që sjell dhurata) përmenden dhe referohen dhe tek Dhimitra, perëndesha e Tokës, qe adhurohej si ajo që sillte dhurata (Pandora) njerëzimit për tu ushqier, por tek perëndesha Dhimitra kemi të bëjmë dhe i jipen këto emërtime të cilat konsiderohen si emërtime positive dhe nuk kanë asnjë lidhje me emërtimin kryesor Pandora, domethënë personin mitologjik. Simbas Isiodit emri i saj do të thoshte ajo që ishte e pajisur me të gjitha dhuratat nga perënditë, ajo që ka te gjitha të mirat dhe mirësitë. Më vonë u konsiderua se ishte dhe ajo nga e cila buronin të gjitha dhuratat e perëndive per tek njerëzit, të mira apo te këqia.
Pandora e “Theogonisë”
( gjenealogjia, origjina dhe lindja e perëndive)
Në bazë të “Theogonisë” si dhe “Ditë dhe Vepra” të Isiodit vepra të cilat u shkruajten rreth 750 para Krishtit Pandora u krijua nga balta nga Ifesti simbas porosis së Zeusit. Athinaja (apo Ermisi) i dhuroi jetë dhe perëndit e Olimpit i dhuruan në përgjithësi të gjitha aftësitë dhe mirësitë, dhe bashkë me to edhe një bukuri të rrallë. Por per Isiodin Pandora ishte dhurata me e keqe qe mund te benin perendite tek njerezit. Ne Theogoni permendet se “biri fisnik i Iapetus (Prometeu) vodhi zjarin e shenjte dhe teper i zemeruar Zeusi dergoi tek njerezit nje te keqe te madhe – si shperblim per dhurimin e zjarit tek njerezit e thjesht. Ai kerkoi prej perendise sakate (Ifestit) te krijoje nga toka nje virgjeresh dhe Athinaja e veshi dhe e stolisi me zbukurime te cmuara dhe i vendosi nje vello te mrekullueshme dhe kurrore ne koke si dhe nje steme te arte”. Sic pershkruan Isiodi ishte shume terheqese ne sy dhe ndriconte kishte nje bukuri te rralle qe e admironin akoma dhe perendite dhe nuk mund ti rezistonte asnje njeri i thjeshte, meqenese deri atehere nuk egzistonin gra te tjera pervec se vetem burra. “Nga ajo” shkruan Isiodi, “e kane prejardhjen te gjitha grate dhe gjinia femerore. Nga ajo erdhi gjinia shkateruese e grave qe jeton ndermjet burrave te thjeshte per ti torturuar, shoqe vetem ne pasuri dhe kure ne varferine e uryer. Zeusi krijoi grate per te ndershkuar burrat e thjesht”. “Dhe sikur kjo te mos ishte e mjaftueshme” vazhon Isiodi “ne qofte se burri nuk martohej qe ti shmangej hidherimeve te marteses, plakej dhe i afrohej vdekjes pa patur asnje prane per tu kujdesur.
Ndersa kur burri vendoste te martohej dhe mirte nje grua te mire e cila bie dakorte me te, atehere e keqja vazhdimisht lufton te miren. Sepse mund te qelloje te beje femije te keqinj, dhe atehere jeton pergjithmone me hiherim ne zemer dhe kjo e keqe nuk mund te sherrohet kure. Keshtu qe nuk mund te mashtrosh Zeusin ose te shkelesh deshiren e tij” . Domethene qe njeriu nuk ka shpetim, as me martesen as pa te ,gjithmone simbas Isiodit.
Pandora ne “Dite dhe Vepra”
Ne librin “Dite dhe Vepra” Isiodi permend serish Pandoren, duke thene fillimisht te njejtat, domethene se u krijua nga Zeusi per te ndershkuar Prometeun, por ne vazhdim permend me hollesi se si pikerisht Zeusi ndershkoi njerezit nepermjet Pandores.
“Kur Zeusi kuptoi se cfare kishte bere Prometeu, i tha “gezohesh qe me mashtrove, por do te, te gjeje nje e keqe e madhe ti dhe gjithe njerezit dhe ky do te jete ndershkimi ime per zjarin qe u dhurove. Do te jete kjo (e Keqe) dicka qe njerezit do te gezohen me zemren e tyre ndersa do te perqafojne shkaterimin e tyre.
Dhe urdheroi Ifestin te krijoje prej baltes nje krijese qe te ngjasoje me hyjni te pavdekshme, por te kete zerin dhe fuqine e njeriut. Athinaja i mesoi te ende dhe Aferdita i dhuroi bukuri te ralle, ndersa Zeusi, sic shkruan Isiodi, vendosi Ermin ti dhuroje mendje te paturpshme dhe natyr dinake dhe ti mesoje genjeshtren
I dhuruan gjithashtu vyrtytin e Bindjes dhe Miresise dhe Ermisi i dha dhe oratorine. Se fundi- thote Isiodi- e quajti Pandora sepse cdo perendi i dhuroi dhe nje dhurat, por kjo ishte nje goditje e rende per njerezit qe punonin per buken e gojes (domethene njerezit mortor).
Pastaj Zeusi urdheroi Ermin te dorezonte Pandoren si dhurate tek Epimitheu, vellain e Prometeut. Ky nuk mori parasysh keshillat e vellait te tij “qe te mos pranoje kure dhurat nga Zeusi dhe Olimpi dhe ta kthej mbrapsh sepse mund te jete nje dhurate e demshme per njerezimin”. Pranoi Pandoren dhe kuptoi gabimin e tij kur e keqja ndodhi. Sepse deri atehere njerezit qe jetonin ne toke ishin larg nga te keqiat dhe dhimbjet, semundjet qe “brenda prej tyre njerezit plakeshin shpejte. Por gruaja hapi tapen e madhe nga qypi dhe shperndau gjithe keto te keqia duke sjelle mjerimin tek njerezit” . Vetem Shpresa ngeli brenda qypit te madhe dhe nuk dolli jashte “sepse e mbajti aty tapa dhe deshira e Zeusit dhe u mbush i gjithe njerezimi me semundje dhe epidemi mjerim dhe mundim qe i torturonte dite e nate ne heshtje njerezit mortore – sepse Zeusi u kishte mare me mencuri zerin”. Meqenese te gjitha fatkeqesite afroheshin ne heshtje domethene dinakerisht, askush nuk kishte mundesine qe te rruhej dhe te shpetonte nga deshira e Zeusit”.
Version i Esopit
Simbas mitit te Esopit, qe datohet ne shekullin e 6-te, domethene reth 200 vjet mbas epokes se Isiodit, Zeusi kishte grumbulluar te gjitha te mirat ne nje qyp dhe e kishte mbyllur, por kete e besoi ne duart e njerezve. Por njeriu meqenese nuk kishte kontroll ne vetvete dhe nga kureshtja duke dashur te mesoje se cfare fshihej ne qyp e hapi. Keshtu te gjitha te mirat qe permbante qypi fluturuan menjehere perseri drejt qiellit dhe perendite dhe ne qyp ngeli vetem shpresa. Por ne kete version qypin e hapi nje burre.
Pikpamja e Eskilit
Tragjiku Eskil, i cili jetoi rreth 50 vjet mbas Esopit dhe 250 vjet mbas Isiodit, pa te njejten teme nga nje kendveshtrim tjeter ne vepren “Prometeu i mberthyer”. Tek Eskili shpresa ne vend qe te jete e mbyllur ne qypin e Pandhores perben ne realitet dhuraten e Prometeut drejt njerezimit. Ne vargun 250 kur kori pyet Prometeun cili ishte mekati per te cilin denohet ai pergjigjet.
• “bera njeriun mortor te pushojne te shikojne vdekjen e tij si fatale”
• “dhe cfare ilaci gjete per kete?”,pyet korri
• “I dhurova shpresa te verbeta” pergjigjet ai
• “zgjidhje te shkelqyer paske gjetur” pergjigjet korri
• “u dhurova dhe zjarin” thote Prometeu
Nga teksti nuk sqarohet ne qofte se Eskili nenkupton se Prometeu ishte ai qe hapi qypin e Pandores dhe rruajti shpresen si strehe e fundit e njeriut ose ne qofte se nenkupton se ai ishte shkaku te jipet tek njerezit dhurata e shpreses. Varianti i trete eshte se ironizon dhe se nenkuptone se per shkak te tij njerezit kane tashme vetem shpresa te verbera dhe azgje tjeter. Se fundi, mund te nenkuptoje se duke dhene tek njeriu zjarin dhuroi atij faktikisht dhe shpresen per nje jete me te mire.
Tema e shpreses eshte shqyrtuar dhe nga studiuesit modern te cilet nuk e konsiderojnë të qartë se shpresa ishte një armë, apo dobësi, duke nenkuptuar se shpresa pengon mobilizimin dhe ndoshta të shpie në tërheqje dhe ne humbje. Një tjetër shqetësim lidhet me qëllimet iden dhe mesazhin qendrore të mitit. Nëse Zeusi deshironte me të vërtetë vuajtjen e njeriut, perse u kujdes dhe vendosi ne qyp me te gjitha te keqiat te gjendet dhe Shpresa? Kjo tregon dhembshuri, ndersa Isiodi e paraqet teper te zemeruar me Pandoren dhe njerezimin.
Cili ishte dënimi i vërtetë
Edhe pse legjenda ka ardhur me shumë ndryshime deri ne ditët tona, nuk eshtë e qarte se Zeusi fillimisht deshironte të ndëshkonte njerëzit me ato të dolen prej qypit ose nëse dënimi per njerezimin ishte thjesht gruaja . Shume paralelizojne “kutin e Pandores” me mollen e Parajses dhe Even, por ne mitologjine dhe filozofine Greke i atribohet Zeusit zilia zemërimi dhe keqdashja. Për më tepër, Epimetheu nuk dënohet ashpër, por ben një vajzë me Pandorën, Pyrrhe-ne, e cila u martua me kushërin e saj Defkalion-in, birin e Prometeut, dhe shpetojne nga përmbytjet e medha. Simbas nje version tjeter Pandhora ishte bija e Defkalionit dhe lindi nga Zeusi nje djale te cilin e quajti Greko.
Shumica e versioneve te mitit paraqesin rastin e Pandores se ne qyp mbante dhuratat e pajes se saj dhe se I ishte dhene urdheri qe te mos e hapte. Keshtu qe tema e hapjes se qypit na cone ne vullnetin dhe deshiren e lire si dhe kureshtjen e njeriut. Versioni me laik donte qyp in nje “dhurat me qellim te keq” e perendive ziliqare qe deshironin te hapte Pandora tapen e tij dhe te dalin te gjitha vuajtjet prej andej dhe te mundojne keshtu njerezimin. Ne kete raste gjesti i Zeusit – simbas Isiodit – te mbaje shpresen brenda qypit, nuk eshte e lehte te shpjegohet, e beri si nje levizje te fundit dashamiresie per njerezimin me qellim qe ti shpetoje nepermjet Shpreses apo ishte nje gjest dhe nje akt ndershkimi per njerezimin, qe Brenda nga gjithe vuajtjet e tyre te mos kene as ngushellimin me te vogel ate te shprreses? Pergjigjia varet nga cdo njeri personalisht se si e shikon “kutine e Pandores” e konsideron si burgim te shpreses apo si vend per rruajtjen e saj.
Qypi qe u be “kuti”
Akoma dhe ne Greqi ka kaluar termi “kutia e Pandores” dhe jo “qypi i Pandores”. Arsyeja eshte rihyrja e letersise se lashte nga jashte dhe percaktimi i fjales “kuti” ne te gjitha gjuhet e tjera perpara se Greket te arijne te miren vete me perkthimin e tekstit original. Konkretisht Erazmi perktheu vepren ne latinisht dhe perktheu termin (πίθο=qyp) te Isiodit si pyxis, qe shpjegohet kuti. Fjala “pyxis” ekzistonte dhe ne greqishten e lashte dhe ishte send qe ngjasonte me tenxhere – ne te cilin vendosnin stolisjet e tyre te cmuara. Por Isiodi permend fjalen “pithari=qypi”. Por nga perkthimi i Erazmit u ribotuan libra me veprat e Isiodit ne anglisht, gjermanisht dhe frengjisht, qe te gjitha adoptonin fjalen latine pyxis ne gjuhen e tyre si box, boite etj.
Nga kjo legjendë është e njohur deri tani, shprehja "Kutia e Pandorës “ 'thuhet se dikush “hapi kutinë e Pandorës " kur bën një akt në dukje i parëndësishëm por I cili mund të ketë pasoja të pallogaritshme.